Personi më i vjetër në SHBA, 113 vjecarja ka zbuluar sekretet e jetëgjatësisë.

Çdo mëngjes, Jearlean Talley pi kafe të zezë, me pak sheqer, nuk e konsumon djathin se nuk e pëlqen dhe jeton me moton:”Trajtoji të tjerët, sic do të dëshiroje të të trajtonin ty”.

Talley ka lindur në 23 maj të vitit 1899 në Montrose, Georgia dhe ka jetuar në Inkster, Michigan që prej 1935.

Ajo është bërë njeriu më i vjetër në Amerikë pas Elsie Thompson e cila vdiq në 21 mars në Florida.