DURRES, 4 prill 2013- Është shtyrë sërish seanca gjyqësore në ngarkim të ish-gjyqtarit të Durrësit Neritan Tabaku, i cili akuzohet nga Prokuroria për shpërdorim detyre, pasi ka liruar nga burgu Ilir Xhakjen, të dyshuarin kryesor për vrasësin e kryekomisarit Adem Tahiraj.
Avokati mbrojtës i Tabakut kërkoi më shumë kohë për tu njohur me aktet e gjykimit, ndërsa gjykatësi replikoi me të, duke i thënë se ka patur gjithë kohën e nevojshme për tu njohur me dosjen.
Prokuroria përfaqësohet në këtë dosje nga Julian Xhengo, i cili në kërkesën e dorëzuar gjykatës theksoi se Neritan Tabaku ka shpërdoruar detyrën duke mos zbardhur në kohë vendimin ndaj Ilir Xhakjes, i cili në atë kohë akuzohej për vrasjen e Qerim Malokut.





