Nëse do ta dëgjonit ndoshta nuk do ta besonit, por fotot ju tregojnë se është i vërtetë.
Ky lepur quhet Ralfi dhe është kurorëzuar si lepuri më i shëndoshë në botë.
Ralfi është vetëm 4- vjeç, ndërsa e mban këtë titull që prej vitit 2010. Pronarja e tij, Paulin Grant, thotë se është e lumtur me praninë e tij në shtëpi.
Lepuri obez peshon më shumë se një fëmijë 3-vjeçar dhe ka përmasa gjigande krahasuar me sivëllezërit e tij të tjerë.





