PAKISTAN, 31 mars 2013 – Këtë javë dy palestinezë janë dënuar me burg për shpifje online për politikanët. Ndërkohë një urdhër arresti është lëshuar edhe për një shkrimtar satirik, shumë popullor në Egjipt. Kjo konsiderohet një goditje shumë e fortë për lirinë në rajon dhe sidomos për përdorimin e rrjeteve sociale. Një 29-vjeçar u dënua më 6 muaj heqje lirie nën akuzën për "shpifje dhe fyerje kundër ish-ministrit të Komunikimit".

Në një nga postet e tij, ai shkruan se, “politikani duhet të shkarkohet nga detyra”, ndërsa një frazë e dytë, “kërkon përgjegjësi nga ministri”.

Ismail, i cili punon si programues elektronik, është aktiv në mediat sociale. Ai ka thënë: "Unë u thirra 10 herë në gjashtë muajt e fundit mbi aktivitetin tim në faqet e rrjeteve sociale."

Gjithashtu të enjten gjykata në Betlehem, Palestinë dënoi një gazetar për publikimin e një fotoje, ku ai e cilësonte presidentin Mahmoud Abbas, tradhtar. 

Hamamreh u cilësua  fajtor për “fyerje të presidentit”,  “nxitje të urrejtjes" dhe " shpërndarjen e informacioneve të rreme”.