ELBASAN, 31 mars 2013 – Zv. kryeministri dhe ministri i METE, njëherazi Sekretar Politik i LSI-së për Qarkun e Elbasanit, Edmond Haxhinasto ka zhvilluar një sërë takimesh më qindra të rinj dhe të reja në komuna të ndryshme të këtij qarku.
Në fjalën e tij në takimin e zhvilluar me të rinjtë në Komunën e Gjergjanit, Haxhinasto deklaroi se LSI ka qenë gjithmonë një forcë politike e cila u ka dhënë një besim shumë të madh të rinjve dhe të rejave të vendit.
“Në LSI, LRI- ja është anëtare në 30% të të gjithë strukturave dhe kjo është në statutin e LSI-së. Në LSI të rinjtë votojnë për strukturat, bëhen anëtar që 16 vjeç dhe është partia e parë që e ka këtë rregull në statutin e vet. Me këtë rast unë dëshiroj të falënderoj një nga promotorët e kësaj iniciative, Kejdi Memetaj e cila e mbrojti me aq zjarr dhe me pasion këtë të drejtë të të rinjve për të qenë pjesë e të gjithë forumeve të LSI-së, e votimeve dhe e vendimmarrjeve të saj. Kjo do të thotë që LRI-ja është pjesë organike e LSI-së dhe të jesh pjesë organike e LSI –së do të thotë që të ndikosh në politikat që ajo bën”, u shpreh Haxhinasto.
Më tej Haxhinasto shtoi se LSI ka prioritet të madh punësimin e të rinjve.
“Çfarë do të thotë të kesh prioritet madhor punësimin? Do të thotë që të mbarosh shkollën dhe të kesh mundësi punësimi. LSI nuk bën retorikë elektorale me këtë çështje por ajo është shumë e qartë dhe konkrete sesi do ta bëj këtë punësim dhe jemi shumë seriozë në të gjitha shifrat që japim si dhe në politikat që ne propozojmë për të arritur këtë punësim disa sektorë. Të cilët janë, energjetika, industria minerare, tregtia , prodhimi por edhe agro përpunimi,- tha sekretari politik i LSI për qarkun e Elbasanit.





