SHQIPERI, 31 mars 2013 – Gazeta “New York Times” i ka kushtuar një artikull “shëtitjes” së Tim Neville nëpër rajonin kufitar malor që ndan Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën. 

Në shkrimin e tij të gjatë, përshkrues, pasi ka shkelur vetë këtë zonë,në qershor dhe shtator, udhëtari i palodhur, Time Neville ndalet tek projekti “Peaks of the Balkans Trail”, i cili ka për synim t’i çojë turistët nëpër rajonet e largëta dhe të egra malore të Ballkanit Perëndimor.

Deri 20 vjet më parë rajoni ka qenë pothuajse i paarritshëm për vizitorët dhe kjo e bën autentik dhe një aventurë të jashtëzakonshme shkeljen në Alpet Shqiptare.

Tim Neville sjell edhe këtë album fotografik bashkë me eksperiencën e tij, siç e quan ai, “përtej kufijve” në Ballkan.

Udhëtimi i tyre përfshin, Bogën, Plavën, Gucinë, Thethin, Valbonën, që ai i përshkruan si dy zona spektakolare të Alpeve.

Reportazhi 

"Ju e dini, ju keni qenë dikur armiku im", tha ai duke tymosur një cigare. Miqtë e mi menduan se unë isha i çmendur, lash ushtrinë për turizmin. Por unë kisha një ëndërr, që një ditë do të ulem rreth një tavoline me njerëz dhe të bisedoj me njerëz si ju”,-fillon reportazhi i "New York Times" për Alpet Shqiptare. 

Diskutimi vazhdoi të nesërmen në mëngjes kur planet tona për ecje nga Valbona deri në Mal të Zi, ndryshuan. Pas dy ditësh udhëtim, ishte e tepër për grupin tonë, 16 orë ecje të paktën, dhe gjurmët ishin lënë mbrapa. Kaluam mbi fshatin Cerem, më pas kaluam edhe një zonë ku disa muaj më parë kishte shpërthyer një min. Mos u shqetësoni na tha Saimiri (bashkudhëtar), duke demostuar një paraqitje të veçantë të humorit, vijon artikulli i New York Times për Alpet.

Ne kaluam një hendek arritëm në kryeqytetin malazez,  Montenegro dhe shumë shpejt arritëm në Pinzgauer. Një Land Rover i bardhë me policë del përpara. Ne ndaluam në heshtje dhe panik, duke shpresuar që një sistem i ri i kalim ishte në vend. Oficeri tregoi zero interes ndaj nesh. Në vend të kësaj, Inspektori Gutic erdhi drejt nesh të na ofron një udhëtim më të rehatshëm drejt Plavës, qyteti më i madh, ndjehet si metropol me 13. 100 banorë, që ngjan si metropol pas Shqipërisë. Ne u ulëm në një kafene, ku hëngrëm dhe eksploruam dhe një kullë e vjetër e ndërtuar me gurë, ku dikuar familjet fshiheshin pasi ishin në shënjestër për gjakmarrje.

Nga fundi  i përshkrimit të tij udhëtari Time Neville shprehet se pavarësisht se kaluam nëpër vende të vështira, ajo ishte një eksperiencë e paharrueshme. 

Këtu mund të lexoni artikullin e plotë: http://travel.nytimes.com/2013/03/31/travel/balkan-promises-hiking-the-albanian-alps.html?pagewanted=all&_r=0

/Shekulli online/