Ignazio Abate, ashtu si trajneri i tij, ia faturon Mario Balotellit këtë shkëlqim që po shfaq Milani së fundmi. Mbrojtësi i djathtë i kuqezinjve është i sigurt se pas fitores me Chievon, skuadra e tij mund të synojë vendin e dytë.
"Ndeshja me Chievon nuk ishte aspak e lehtë. Por edhe njëherë tjetër, siç na ndodh shpesh së fundmi, kemi bërë një lojë bindëse, e cila tashmë na shtyn të besojmë realisht edhe në kapjen e vendit të dytë, ndonëse deri në fund na pret një luftë e vërtetë duke qenë se në tri takimet e radhës do përballemi me 3 rivalë direkt për zonën Champions. Balotelli nuk shënoi? Mario është një monstër e frikshme. Ai nuk ka nevojë për shokë që ta mbështesin, bën repart i vetëm, ndaj për ne është fat që e kemi në ekip", u shpreh mbrojtësi italian i Milan.





