Kryeministri Edi Rama ka votuar pak më parë në qendrën e votimit në shkollën e Surrelit për të votuar, bashkë me bashkëshorten Linda Rama.
“Puna e mbarë, rroftë Surreli”, tha Rama në momentin e votimit.
Ndërsa gjatë një komunikimi për gazetarët, kreu i qeverisë u shpreh se demokracia është sport me spektatorë, ndaj i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë.
“Sot është një ditë shume e bukur, një diell fantastik dhe sot është dita që të mos ushqejmë asnjë ndjenjë negativë ndaj askujt që me votën e vet shpreh një opinion tjetër. Sot jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe dhe askush mos harrojë që demokracia është një sport dhe secili duhet të zbresë në fushë dhe të gjuajnë. Kështu që zbrisni në fushë dhe gjuani penalltinë tuaj.”





