Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka informuar përmes një postimi në Facebook, mbi situatën e deritanishme të procesit të votimit.

Celibashi shkuan se situata e votimit është e qetë dhe me shumë pak problematika teknike, ndërsa apelon drejtuesit politikë që të demonstrojnë qetësi dhe maturi.

“Situata e votimit është e qetë & me shumë pak problematikë teknike. Ftoj kandidatët për deputet, e në veçanti udhëheqësve politik & drejtuesve të institucioneve kryesore të shtetit të demostrojnë qetësi, durim & maturi në komunikimet publike & kështu ti adresohen mbështetësve.”-shkruan kreu i KQZ.