Ish-Kryeministri Sali Berisha ka votuar sot në shkollën “Kosova” në kryeqytet aty ku ka dhe qendrën e votimit. 

Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votime për të firmosur fitoren e Shqipërisë.

“Fitorja ka fytyrën dhe bukurinë e kësaj dite të bekuar. Ftoj me këtë rast çdo qytetar të këtij vendi të firmosë ditën e sotme një fitore madhështore për Shqipërinë. Të votojë për sakrificat e tij, të votojë për familjen, fëmijët, nipërit, mbesat. Të votojnë për emigrantët shqiptarë që një regjim në largim i bllokoi, u shpiku karantinën si një mjet politik për të mos lejuar votimin e tyre. Të votojë për të gjitha ata të cilët i thonë lirisë liri dhe Shqipërisë Shqipëri. Rroftë fitorja. Deri tani votimi po ecën i sigurtë drejt fitores me gjithë grahmat, përpjekjet e përpëlitjet atiligjore të pamoralshme, fitorja po bëhet çdo minutë më e madhe, më e bukur, më e fuqishme”, tha ish-kryeministri.