SHBA, 30 mars 2013 – Hetuesit e sulmit më të përgjakshëm në shkollat amerikane  kanë bërë publike të premten detajet e fundit për vrasësin, Adam Lanza, i cili përpos vrasjes së 26 personave, kryesisht nxënës, në një shkollë në shtetin Connecticut, në fund vrau edhe veten.

Në dhjetor të vitit 2012, Adam Lanza (20-vjeç) vrau 20 nxënës të shkollës fillore të Newtown në Connecticut dhe gjashtë punonjës të saj. 

Para se të niste me veprën e tij të përgjakshme, ai  vrau vrarë nënën e tij, duke e qëlluar atë me katër plumba në kokë, kur kjo e fundit ishte në gjumë.

Hetuesit që po punojnë në këtë rast, njoftuan të premten për informacionet e fundit, sipas të cilave gjatë të shtënave në shkollë, për vetëm pesë minuta Lanza kishte shkrepur plot 154 plumba, nga të cilët mbetën të vrarë 26 persona. 

Mediat lokale ndërkaq njoftuan se, ky ishte sulmi i dytë më i përgjakshëm i regjistruar në një shkollë amerikane. Agjencia Reuters raportoi se, rasti i Adam Lanza, sipas mendimit të shumë ekspertëve dhe shtetasve amerikanë, paraqet edhe një argument tjetër shtesë për legjitimitetin e kërkesës për një kontroll të rreptë të shitjes së armëve në vend.

Paralelisht, disa shoqata qytetare kërkojnë edhe vendosjen e rojeve të armatosura nëpër shkollat amerikane, me qëllim të parandalimit të rasteve të ngjashme në të ardhmen.