CERETE, 29 mars 2013– Një djalë i ri nga Kolumbia i cili është goditur nga rrufeja plot 4 herë, brenda një periudhe 6-mujore, ka shkuar deri në ekstrem për t'u kuruar.

Ai ka lejuar banorët e fshatit në të cilin jeton, që ta varrosin të gjallë e t'ia "heqin qafe" këtë problem.

Këtë zgjidhje 20-vjeçarit, Alexander Mandon, ia ka dhënë një mjek popullor.

Sipas tij, djaloshi duhet të mbushet me dhe deri në qafë në mënyrë që të heqë "ngarkesën elektrike".

I riu duhet "të varroset" në këmbë, pasi kura, vetëm kështu mund të ketë efekt.

Herën e parë e "varrosën" shtrirë dhe ai u godit nga rrufeja dy herë. Shpresojmë që këtë herë, të shpëtojë.