ROME, 29 mars 2013– Papa Françesku u lau dhe u puthi këmbët dhjetra të burgosurve në ritualin e shenjtë fetar të së enjtes, në shenjë dashurie dhe sacrifice.
Ai vazhdoi kështu një traditë që e nisi si arkipeshkv i Buenos Airesit duke mbajtur një meshë në Casal del marmot në Romë, ku 46 persona vuajnë dënimin e tyre.
Shumë prej tyre ishin emigrantë nga Afrika e Veriut dhe 12 personat që morën pjesë në këtë rit, sipas deklaratave nga Vatikani, nuk ishin të gjithë të krishterë.





