TIRANE, 28 mars 2013 – Partia Socialiste me anë të deputetes Klodiana Spahiu, ka deklaruar se skema e sigurimeve shëndetësore ka dështuar dhe se pas 18 vjetësh, në të kontribuojnë vetëm 16% e shqiptarëve. Sipas Spahiut, kjo është një nga arsyet se pse nuk duhet votuar Sali Berisha në 23 qershor.

“Vetëm pak ditë më parë hyri ne fuqi Ligji për Sigurimin e detyrueshëm të Kujdesit Shendetësor, të cilin kryeministri po e propagandon si një arritje të madhe, si një ligj që do ta ngrejë si me urdhërin e peshkut sistemin tonë shëndetësor, në nivelin e vendeve më të zhvilluara të Bashkimit Evropian.

Arsyeja për këtë është e thjeshtë. Skema e sigurimeve shëndetësore ka dështuar qoftë në aspektin financiar, qoftë në garantimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët. E vërteta është se pas 18 vitesh të funksionimit të kësaj skeme, vetëm 16 % e shqiptarëve kontribuojnë në të”, ka deklaruar Spahiu.