TIRANE, 28 mars 2013 – Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, përmes një deklarate për media ka akuzuar deputetin Tahiri dhe kryesocialistin Rama se gënjejnë kur thonë se sistemi i drejtësisë është i kontrolluar nga qeveria. 

"Prej vitesh, z.Tahiri ankohet se sistemi i drejtësisë është i korruptuar, i orientuar kundër tij. Në fakt, duket se ai nuk ka vuajtur fare nga kjo. E para, mamaja e tij është dërguar në prokurori për evazion fiskal, për vjedhjen e 70 mijë dollarëve. Tahiri tha: “Futeni në burg”- por ajo është ende e lirë. Tani babai i tij është arrestuar për kontrabandë ilacesh dhe u la i lirë për teknikalitete, jo sepse çështja e tij është sqaruar. Dhe sërish, z.Tahiri dhe PS-ja vazhdojnë të përsërisin sajesat e dhomës së ndjenjës së z.Rama, që qeveria kontrollon sistemin e drejtësisë dhe se sistemi i drejtësisë është i politizuar”,- shprehet Vorpsi. 

Vorpsi i ftoi Tahirin dhe Ramën “të ndalojnë së shpikuri retorikë shpifëse dhe gënjeshtra nga frika e humbjes së zgjedhjeve dhe të fillojnë të jenë të drejtpërdrejtë me qytetarët shqiptarë". 

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/