TIRANE, 28 mars 2013- Aleanca Kuq e Zi ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese një padi, ku ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të qeverisë dhe Parlamentit për shitjen e katër hidrocentraleve.
“Aleanca Kuq e Zi sapo dorëzoi kërkesë-padinë për shitjen e pasurive kombëtare nga qeveria. AK-ja kërkon që këto shitje e konçesione të kthehen mbrapsht nga Gjykata Kushtetuese sepse janë antikushtetuese”,- kanë deklaruar aktivistët e AK-së.
Pasi i kanë bërë thirrje kryeministrit Berisha që të heqë dorë nga pasuritë e shqiptarëve, aktivistët u kanë premtuar qytetarëve se me ardhjen në pushtet të AK-së, pasuritë kombëtare do të kthehen tek ata.





