TIRANË, 28 mars 2013- Policia ka arrestuar mesditën e sotme Fatjon Pashtranakun pasi akuzohet për pengmarrje të shtetasit Erjon Muhametaj.
Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se Fatjon Pashtranaku në bashkëpunim me shtetasit Ilir Ismaili e Dritan Brisku kanë rrëmbyer nga ambientet e një lokali të riun Muhamataj duke e dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht.
Shkak për rrëmbimin është bërë mos shlyerja e një borxhi prej 200 mijë paund.
Policia ka shpallur në kërkim Ilir Ismaili dhe Dritan Brisku, ndërkohë që ka nisur hetimet për zbardhjen e pengamrrjes.





