TIRANË, 28 mars 2013– Kuvendi po debaton të enjten në seancë plenare një ndyshim në kontratën e Koncesionit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, si Autoritet Kontraktues dhe ENV AG, STATKRAFT AS dhe DEVOLL HYDROPOWER SH.A., si bashkëkoncesionarë, për projektimin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll.

Ndryshimi parashikon marrëveshjen mes kompanise austriake "EVN AG" dhe asaj norvegjeze "Statkraft AS" për shitjen e 50 % të aksioneve për ndërtimin e hidrocentralit të Devollit.

Deputetët e opozitësshprehën rezerva për marrëveshjen lidhur me zbatimin e saj. Damian Gjiknuri, deputeti i PS-së, kërkoi afatet se kur do të nisin realisht punimet për këtë vepër, pa harruar interesat e banorëve të kësaj zone.

Pak ditë më parë kompanitë "EVN AG" dhe "Statkraft A.S." arritën një marrëveshje, përsa i përket shitjes së 50% të aksioneve të "EVN AG"-së në "Devoll Hydropower Sh.A." për "Statkraft A.S.". Investimi i përgjithshëm për ndërtimin e hidrocentralit, në kohën e dhënies me koncesion është përllogaritur nga "EVN AG", në rreth 950 milionë euro.

Kompania norvegjeze "Statkraft" ka treguar vullnet të plotë për të filluar punimet në kaskadën e Devollit në mënyrë të pandërprerë, sapo të bëhet e mundur formalizimi i këtyre ndryshimeve në Parlament.

Projekti i Devollit parashikonte 1 miliardë euro investime dhe mijëra vende pune të krijuara në një nga zonat më të varfra në Shqipëri nga Cërriku në Gramsh e deri në zonën e Korçës. Projekti pritej të vinte në punë hidrocentralin e Banjës në vitin 2014. Tashmë EVN do të mbetet e pranishme në Shqipëri me projektin tjetër, atë të HEC-it të Ashtës.

BERISHA: UNË PROJEKT EVROPIAN PËR SHQIPTQARËT, PS BLLOKIM

Si replikë kryeministri Berisha sulmoi opozitës se po bllokon procesin e integrimit me bllokimin e tre ligjeve. Berisha premtoi se në këtë mandat mazhoranca shkon tek qytetarët me përpjekjen njerëzore për projektin evropian që opozita bllokon në mënyrë të padrejtë, dhe jo për arritjen që barë në mandatin që la pas, sic ishte liberalizimi i vizave, dyfishimi i pagave dhe pensioneve etj.

“Pra koha shkoj tek qytetari dhe biznesmeni shqiptar që së bashku të punojmë programin e katër viteve të ardhshme që të bëjë të harrojmë këto që realizuam gjatë viteve që shkuam. Shkoj tek shqitparët pasi i kam faktuar përpjekje njerëzore për projektin evropian që po e bllokoni në mënyrë të padrejtë. Nuk u gjet shpirti dhe kurajo për të votuar 3 ligje që i mbani peng gjer më 23 qershor, kur shqiptarët do flasin me votën e tyre. Nuk shkoj tek biznesmeni për të rrah gjoksin për reformat e thella që na rendisin ndër vendet më të avancuar, por për të dëgjuar se cka do bëjmë në 4 vite që vijnë për të renditur ndër vendet më të mira të Evropë. Nuk shkoj ti them se do rris taksat se shkatërron vendet e punës, pasi kjo do thotë investitorëve të huaj mos hajde ne Shqipëri. Nuk i them se gjykata është kasaphanë. Unë shkoj tek ata për ligjin edhe lirinë ekonomike. Meqenëse e kishe merak se cfarë do u them, unë kam shumë për tu thënë, por problemi është ky se do i them kemi bërë shumë, por do bëjmë shumë më tepër”, -theksoi Berisha.

RUCI: JEP LLOGARI PËR PREMTIMET E PA MBAJTURA

Kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci nga foltorja e Kuvendit i kërkoi kryeministrit Berisha që të mos shpalosë alternative të partisë Demokratike në Kuvend , por të japë llogari për premtimet e pambajtura dhe arsyet pse qeveria e tij është e korruptuar

“Zoti kryeministër mirëserdhe në seancë, po kur vjen duhet të vish si kryeministër, ke vend tjetër ku të shpalosësh alternativën që përfaqësoni. Shqiptarët dhe opozitarë duhet të dëgjojmë sa qeveria është profesionale, korrekte dhe transparente. Shqiptarët nuk duan të dëgjojnë fjalë dhe eufori, por duan të dëgjojnë pse ka dështuar qeverisja juaj dhe pse është e korruptuar dhe duan të dëgjojnë pas 4 vjetësh së pari duam të dëgjojnë për mbajtjen e premtimeve. Sot nisët me ratifikimin e një marrëveshje, sot duhet ë japësh llogari, për korrupsionin, papunësisë, kriminalitetin, për pandëshkueshmërinë, duhet të japësh llogari për gjithcka që nuk ke realizuar Asnjë marrëveshje e ratifikuar nga qeveria juaj nuk i kemi refuzuar. Opozita shqiptare ka kërkuar sqarim dhe transparencë kjo është detyra funksionale e një opozite. Ju u betuat që nuk do shkele taksa progresive. Ajo është taksë e aplikuar në gjithë Evropën, kështu që juve nuk keni pse të përdorni frazologjinë tuaj për taksën progresive. Nëse keni gjë kundër bujrum dilni ne debat me kreun e PS, Edi Rama”- u shpreh Ruci.

Ruci ka akuzuar kryeministrin Berisha se gënjen në lidhje me ankesat e përfaqësuesve të biznesit pasi në tryezat e PS-së ato thonë të kundërtën.

BERISHA: VOTOJENI, DO SJELLË PUNËSIM. GARANCI SE S’DO KETË TAKSË PROGRESIVE

Në fjalën e tij për ndryshimin e kontratës së hidrocentralit mbi lumin Devoll, Kryeministri Sali Berisha theksoi se ky projekt ka rëndësi historike pasi do sjellë punësimin e mijëra qytetarëve.

“Kjo kontratë ka rëndësi të jashtëzakonshme se në këtë vepër do punësohen 4 deri në 5 mijë punëtorë dhe inxhinierë të qarkut të Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë. Së dyti ka rëndësi të jashtëzakonshme se kjo përbën një investim tjetër gjigand në historinë e vendit, përbën kurorëzimin me suksesin më të madh të përpjekjeve të kësaj mazhorance për të bërë Shqipërinë, vendin më të tërheqës për investime të huaja. Kjo përbën sukses tjetër, po të kemi parasysh kohën në të cilën ndodh, kohë kjo, recensioni dhe krize për vendet më të zhvilluara të Europës. Kjo përbën një arritje madhore, në strategjinë tonë, të shndërrimit të Shqipërisë në një superfuqi të energjisë së rinovueshme. Sot një nga leksionet më të mëdha që po përjeton bota e zhvilluar është se cdo qeveria dhe cdo vend e shoqëri do bëjë gjithçka për zhvillimin e qëndrueshëm, jo zhvillimi por zhvillimi i mjaftueshëm”.

Sipas Berishës zhvillimet e paqëndrueshme të rikthejnë pas, kurse energjia e rinovueshme sic theksoi ai, është një nga shtyllat themelore të zhvillimit ekonomik.

“Historia fakton se zhvillimet e paqëndrueshme të kthejnë prapa, mund të krijojnë papunësira masive, zhvillimet e pamjaftueshme mund të shkaktojnë jo zhvillime, por rritje të varfërisë. Unë besoj se ne po ecim në rrugën e duhur dhe përqëndrimi i madh në energjinë e rinovueshme në energjinë e rinovueshme dhe ujore përbën një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit. Në këtë sallë, ju në mënyrë të përsëritur keni parë deputetë të votojnë kundër koncesioneve, kundër kontratave, por unë dua të them se në historinë e zhvillimit të historisë, firmosja e rreth 127 kontratave për ndërtimin me koncesion të përmbi 360 hidrocentraleve përbën një sukses të madh për shqiptarët”.

Sipas kryeministrit, në mandatin e ardhëm në këto vepra do punësohen së paku 30 mijë shqiptarë.

TAKSA PROGRESIVE

Kryeministri Berisha sulmoi edhe taksën progresiste të Partisë Socialiste duke theksuar se i ka premtuar biznesit gjatë një takimi se kjo taksë nuk do të vendoset asnjëherë.

“Sot isha në një takim me biznesin e huaj dhe shqetësimi që ngriti biznesi i huaj ishte taksa progresive. Por unë i garantova se ajo nuk do kthehet kurrë më. Dhe këtë e bazoj në faktin se vendet e punës nuk janë të majta apo të djathta se hidrocentralet, fabrikat se fermat nuk janë të majta e të djathta, por janë vende pune, qendra punë, vende punësimi ndaj dhe kam bindjen më të madhe se shqiptarët nuk do pranojnë kurrë, rikthimin një takse famëkeqe”.

Kuvend, pritet votimi i dekreteve të Nishanit

Kuvendi i Shqipërisë pritet te miratoje sot tre dekretet e presidentit Nishani për anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.

Dekretet u kaluan vetëm me votat e maxhorancës në komisionin e Ligjeve, ndërkohë që opozita e cilësoi procesin antikushtetues dhe nuk mori pjesë në votim. Opozita deklaroi se në Kuvend janë sjellë më parë dekretet e ish- presidentit Topi për këto emërime, të cilat kuvendi nuk i mori asnjëherë në shqyrtim.

Pjesë e rendit të ditës në seancen e sotme plenare janë edhe një sërë projektligjesh si ai për uljen e taksave vendore, heqja e TVSH-së për pagat deri në 30 mijë lekë dhe kontrata e koncesionit për kaskadën e Devollit.

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të mërkurën, marrëveshjen mes kompanise austriake "EVN AG" dhe asaj norvegjeze "Statkraft AS" për shitjen e 50 % të aksioneve për ndërtimin e hidrocentralit të Devollit.

Pak ditë më parë kompanitë "EVN AG" dhe "Statkraft A.S." arritën një marrëveshje, përsa i përket shitjes së 50% të aksioneve të "EVN AG"-së në "Devoll Hydropower Sh.A." për "Statkraft A.S.". Investimi i përgjithshëm për ndërtimin e hidrocentralit, në kohën e dhënies me koncesion është përllogaritur nga "EVN AG", në rreth 950 milionë euro.

Kompania norvegjeze "Statkraft" ka treguar vullnet të plotë për të filluar punimet në kaskadën e Devollit në mënyrë të pandërprerë, sapo të bëhet e mundur formalizimi i këtyre ndryshimeve në Parlament