TIRANË, 28 mars 2013-Gjykata e Tiranes ka vendosur masen 'detyrim paraqitje', për Bashkim Tahirin, babain e deputetit të PS, Saimir Tahiri, i arrestuar 3 ditë më parë nga policia e Tiranës për kontrabandë medikamentesh. Po sot gjykata vendosi masën “arrest shtëpie” për Dritan Gjizën.

Më herët gjatë zhvillimit të seancës Prokurori Dritan Rreshka ka kërkuar lirimin nga akuzat për Bashkim Tahirin, babain e deputetit të PS, Saimir Tahiri, i arrestuar 3 ditë më parë nga policia e Tiranës për kontrabandë medikamentesh, detyrim për paraqitje për Nadire Tagën, ndërsa për të arrestuarin tjetër Dritan Gjizën do të kërkojë masën e arrestit në burg. 

Kjo masë, sipas Prokurorisë kërkohet për shkak të moshës së vjetër të dy të dyshuarve Tahiri dhe Taga si dhe mungesës së rrezikshmërisë shoqërore. Prokurori Dritan Rreshka i ka kërkuar gjyqtarit të cështjes Arjan Aalia lirimin e menjëhershëm të Bashkim Tahirit, pasi dje ka rënë masa e arrestit ndaj tij. 

Gjatë seancës, avokati Plarent Nedreca i ka kërkuar gjyqtarit të cështjes që të mos merren në konsideratë deklarimet e Dritan Gjizës dhe Nadire Tagës, pasi ato janë marrë pa dijeninë e Prokurorit. 

Avokati Ndreca tha se arrestimi ka dëmtuar figurën e djalit të Bashkimit Tahirit, aktualisht deputet në Partinë Socialiste, pasi nuk ka asnjë provë që sasia e bllokuar të jetë ilaçe. 

AVOKATI: ARRESTIMI I PALIGJSHËM, JA ARSYET:

Avokati Plarent Ndreca pas seancës e cilësoi arrestimin e Bashkim Tahirit të paligjshëm, pasi sipas tij nuk kas asnjë provë që mund të provojë fajësinë e deputetit socialist Saimir Tahiri. 

“Sic e thashë para gjykatës. E para cka unë thashë, fakti se sot kur u bë kërkesa arresti kishte humbur fuqinë e tij, pasi kishin kaluar 48 orë. Zëdhënësja e policisë shteti e bëri konferencën gjysmë ore par që është arrestuar. Arrestimi tha se u bë në orën 1:00 por në fakt u bë në orën 4, këto bënë që arrestimi të jetë i paligjshëm. Nuk ka asnjë provë që të mbante të ndaluar dhe nuk ka asnjë prove që është kryer ndonjë vepër penale, dhe ajo më e rëndësishme, e vetmja provë e policisë ishte se Bashkim Tahiri është babai i Saimir Tahirit. Ne do e apelojmë vendimi ne gjykatë për cështje teknike dhe logjike”, u shpreh Ndreca. 

ARRESTIMI

Bashkim Tahiri u arrestua rreth orës 13:00 të së hënës, në afërsi të rrugës "Todi Shkurti" në Tiranë. Operacioni për kapjen e tij u kodua "Rispedal" dhe në pranga veç babait të deputetit socialist Saimir Tahiri, përfunduan edhe Dritan Gjiza e Nadire Taga. 

Sipas policisë, tre të dyshuarit janë mbajtur nën përgjim për tre muaj me radhë, nga ku ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mundësuar transportimin e medikamenteve, ku siguroheshin në mënyrë të jashtëligjshme në një qendër shëndetësore në Itali dhe shiteshin në Tiranë. Në momentin e arrestimit, sipas policisë tre të dyshuarit u kapën duke shkëmbyer medikamente me vlerë 10 mijë euro.