BALLSH, 28 mars 2013-Një kazino është grabitur nga maskat në orët e para të mëngjesit të djeshëm në qytetin e Ballshit.
Sipas burimeve zyrtare, Klodjan Shehaj, 23 vjeç dhe Gazment Merkaj, 22 vjeç nga Ballshi nën kërcënimn e armëve dhe të maskuar kanë vjedhur me armë, në lokalin e lojrave të fatit në pronësi të shtetasit, G. M, një sasi prej 70 mijë lekësh.
Dy të rinjtë u arrestuan në flagrancë, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy automatik dhe një maskë.
"Arrestimi ne flagrance i ketyre shtetasve u be per vepren penale "Vjedhje me arme e kryer në bashkëpunim" dhe "Mbajtje pa leje e armeve dhe e muncionit luftarak", parashikuar nga neni 140, 25 dhe 278/2 te kodit Penal, pasi dyshohet se me date 27.03.2013 rreth ores 01.30, në Lagjen 28 Nentori Ballsh, ne bashkepunim me njeri tjetrin kane vjedhur me arme, ne lokalin e lojrave te fatit ne pronesi te shtetasit, G. M, nje sasi prej 70 mije lekesh", njofton policia.





