VLORE, 28 mars 2013- Familjarë dhe të afërm të viktimave të tragjedisë së Otrantos, po zhvillojnë homazhe në nder të atyre që humbën jetën teksa përpiqeshin të emigronin drejt Italisë.
16 vjet pas tragjedisë së Otrantos ku 81 persona humbën jetën familjarët e tyre kërkojnë sërish kthimin në Shqipëri të "Katerit të Radës".
Aktualisht, skeleti i "Katerit të Radës" ndodhet në Portin e Otrantos përballë brigjeve shqiptare në Itali, e vendosur si një vepër monumentale në kujtim të viktimave.
Në 28 mars 1997 anija Kateri i Radës u përplas nga anija italiane "Sibila".
Kapitenët e të dy anijeve janë dënuar nga gjykata italiane me 3 dhe 4 vjet burg.
Nga tragjedia humbën jetën 81 viktima, mes tyre 46 gra dhe fëmijë, ndërsa 34 të tjerë mbijetuan.





