SHKODER, 28 mars 2013- Situata me përmbytjet në zonat e Shkodrës vijon prej mbi dy javësh.

Rreth 3 800 ha tokë janë ende të përmbytura ndërsa 300 banesa të izoluara tërësisht nga uji. 

Situata më kritike vijon të mbetet në fshatin Obot ku banorët prej 15 ditësh për shkak se rruga rezulton e pakalueshme. 

Po kështu e pakalueshme rezulton dhe rruga Shkodër-Velipojë, ndërsa me vështirësi qarkullohet në drejtim të Komunës Dajç.