GJIROKASTER, 28 mars 2013- Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga 50-vjeçarin Bilal Balliu pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas burimeve zyrtare, në gjendje të dehur mbrëmjen e të mërkurës, Balliu ka rrahuar gruan e tij, J. Balliu duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe trup.
Ai ka ushtruar dhunë edhe ndaj djalit të tij. Ky është një rast i përsëritur, por bashkëshortja e tij nuk e ka denoncuar ndonjëherë në polici.
Gruaja është shtruar në spitalin rajonal të Gjirokastrës.





