KORCE, 28 mars 2013– Një 53-vjeçar është ndaluar nga policia e Korçës për ndërhyrje pa të drejtë në jetën private.

Ndalimi është bërë pas urdhrit të prokurorisë së Korçës.

Ka qenë një e mitur e cila e ka denoncuar në polici se 53-vjeçari i bënte shantazh nëpërmjet disa letrave dashurie.

Ndërkaq hetimet vijojnë me këtë akuzë.