KOSOVE, 27 mars 2013– Pierre Pean, gazetari që ka tronditur Francën në vitin 2008 me një libër që flet për lidhjet e supozuara të ish-ministrit të jashtëm francez Bernard Kouchner me ish-diktatorët afrikanë, po përgatitet që nga mesi i muajit prill të hedhë në treg një libër të ri.

Këtë radhë nuk ka si temë Afrikën, por Kosovën të cilën e cilëson si një vend i mafias.

Funksionimi i SHIK-ut, lidhjet e kësaj strukture që pretendohet se ekzistojnë me kryeministrin aktual të Kosovës Hashim Thaçi, lufta e UÇK-së, akuzat për krime lufte, janë subjekt i librit, shkruajnë mediat kosovare

Sipas tyre, libri kryesisht mbështetet në raporte të shërbimit të inteligjencës së trupave franceze që kanë operuar në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Sipas të njëjtave burime, ky libër është i fokusuar kryesisht në aktivitetet e pasluftës në Kosovë.