Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka votuar sot për herë të parë për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, në qendrën e votimit në “Kopshtin 31”, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë, i ftoj qytetarët që të respektojnë Atdheun duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve. Dita është e bukur, me diell, e diel dhe do jetë deri në mbrëmje.” u shpreh Kurti në një prononcim për mediat.
Kujtojmë se në qarkun e Tiranës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kandidon si i pavaruar, Bojken Abazi. LVV ka garues edhe në Gjirokastër e Lezhë.





