PRISHTINE, 26 mars 2013 – Linda Basha, bashkëshortja e liderit të Partisë Socialiste Edi Ramës, është punësuar në Prishtinë. Ajo do të jetë trajnuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, pranë Ministrisë së Integrimit Europian të Republikës së Kosovës.
Këtë fakt e ka pohuar edhe ministrja Vlora Çitaku. “Është pjesë e mbështetjes të ofruar nga UNDP dhe SOROS. Do të jetë si trajnuese. Punëdhënëse është UNDP/SOROS”, ka thënë Çitaku për Indeksonline.
Linda Rama është zhvendosur në Prishtinë këto ditë, kur Shqipëria ndodhet para fushatës për zgjedhjet e qershorit dhe bashkëshorti i saj ka nisur prezantimin e kandidatëve të selisë rozë në rrethe të ndryshme të vendit.





