FRANCE, 26 mars 2013 – Banorët e fshatit Aurignac në jugperëndim të Francës, morën një dhuratë të veçantë prej 100 000 dollarësh nga një biznesmen nga Teksasi për restaurimin e një kishe të shekullit XIII.
"Biznesmenit dhe bashkëshortes së tij i kanë bërë përshtypje rrugët mesjetare të fshatit, banesat prej guri ose prej druri dhe kështjella me pamje nga malet Pirenej", deklaroi Rene Ragnes, një mik i çiftit.
Gjatë vizitës së tyre, amerikanët vunë re se kisha ishte në gjendje të rëndë.
Në një kartolinë të adresuar mikut të tyre Ragnes, gjendej një çek me një vlerë prej 77 000 euro.
"Në vitin 1911, Bertrand Adoue, një fëmijë i varfër nga Aurignac u bë i pasur fillimisht si shitës më pas punoi si bankier në Dallas, Teksas", theksuan burimet mediatike franceze.





