ZIMBABVE, 26 mars 2013 – Një grua u përmend ndërsa po transportohej me arkivol nga policët. Gruan e pandehën të vdekur, pasi ajo humbi ndjenjat gjatë kohës, kur po kryente marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, dhe për një kohë të gjatë nuk po përmendej. Dëshmitarët okularë pohojnë se trupi i saj ishte krejtësisht i ftohtë në kohën kur mbërriti policia.

"Ju po më vdisni mua!", – tha gruaja që u përmend papritur, e cila presupozohet se quhet Mandlo. Njerëzit e mbledhur për të parë se si do ta nxirrnin kufomën policët, ia dhanë vrapit me të katra duke u penguar dhe rrëzuar, të pushtuar nga tmerri e paniku. Banorët e Zimbabeve janë të njohur për paragjykimet e tyre të forta fetare dhe mistike.

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/