ITALI, 26 mars 2013 – Një djalë i ri, 24 vjeç nga Perugia, u vra më armë zjarri ndërsa po flinte, kurse e fejuara e tij, 20 vjeçare, rezulton të jetë plagosur në një krah. Alessandro Polizzi u vra në banesën e tij, nga një person që ende nuk është identifikuar nga policia.
Nga të dhënat e para të policisë italiane, thuhet se në momentin e krimit një person i jashtëm ka hyrë në banesë dhe ka qëlluar me pistoletë dy të rinjtë.
Fqinjët e Polizzit, të trembur nga të shtënat njoftuan policinë, e cila gjeti të rinjtë e përgjakur në krevat.
Mes hipotezave të marra në konsideratë, përfshihet edhe vrasje për motive xhelozie. Mësohet se autori i vrasjes në kohën e ngjarjes e kishte fytyrën e mbuluar. Prindërit e viktimës të shokuar nga ngjarja e rëndë, deklaruan se djali i tyre nuk kishte probleme.





