Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca e ka nisur ditën duke parë nga afër një qendër votimi në Njësinë 10 në kryeqytet, ku zhvillohet për herë të parë votimi dhe numërimi elektronik.

Soreca pa nga afër procesin zgjedhor në këtë qendër dhe bisedoi me komisionerët për t’u informuar. Në komunikimin me ta, Soreca u shpreh se zhvillimet në Shqipëri ndiqen me interes.

“Nuk dua t’ju bezdis, dua t’ju uroj suksese dhe punë të mbarë. Doja të filloja nga ky sistem i ri i votimit, ne do të jemi të pranishëm në të gjithë Shqipërinë. Ka shumë njerëz që po i ndjekin zhvillimet në Shqipëri, nuk është se dua t’ju trysnoj, por ama pak presion duhet që ta kuptoni rëndësinë e punës që keni, punë të mbarë sot”, tha ambasadori.