NORVEGJI, 26 mars 2013 – Nëndetësja gjermane “U-486”, e fundosur gjatë Luftës së dytë Botërore u zbuluar gjatë shtrirjes së tubacionit të naftës në fundin e Detit të Veriut në Bergen, pranë Norvegjisë. Lajmi bëhet i ditur nga muzeu detar i qytetit norvegjez.

Siç vënë në dukje ekspertët, trupi i nëndetëses ishte i mbuluar me kauçuk artificial, në mënyrë që të shmangej pikasja e saj nga radarët.

Nëndetësja u mbyt, pasi u godit nga një silur britanik më 12 prill të vitit 1945. Ssnjë prej anëtarëve të ekuipazhit të saj nuk arriti të shpëtojë. 

Nëndetësja “U-486”, para mbytjes, kishte fundosur një anije mallrash belge me 763 marinsa amerikanë në bord.
 
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/