VARESE, 26 mars 2013– Nëna vjedh këmisha teksa ishte me vajzën 16 vjeçare dhe djalin 10 vjeçar.
Kjo ngjarje ka ndodhur dje në një dyqan tregtar në Varese.
Gruaja me ndihmën e vajzës së saj u përpoq për të vjedhur tre T-Shirts (vlera e tyre 100 €), .
Pasi u ndalua nga policia gruaja ka pranuar fajin duke thënë se vajza nuk kishte ç’të vishte dhe se ajo e kishte detyruar vajzën e saj të vidhte.
Sipas të dhënave gruaja shqiptare 37 vjeçare ishte pa punë dhe në vështirësi ekonomike, dhe hyri në dyqan duke i detyruar fëmijët.
Kështu, ndërsa më i vogli endej nëpër dyqan, nëna e tij dërgon vajzën e saj adoleshente në një dhomë për të veshur tre bluzat, duke i hequr butonin e alarmit anti-vjedhje.
Vajza kishte tre këmisha njëra mbi tjetrën të veshura në trup.
Personeli i sigurisë, ka vënë re lëvizjet e çuditshme të tyre dhe ka lajmëruar policinë.
Pasi u ndalua nga policia nëna shqiptare tregoi gjithçka dhe mori përsipër përgjegjësinë e krimit.
Por nuk ka qenë në gjendje për të "shpëtuar" vajzën e saj të akuzuar për vjedhje në tentativë në gjykatën për të mitur.
Me akuzën për të njëjtën vepër përballohet edhe vetë gruaja.





