TIRANE, 26 mars 2013– Ndryshimet në ligj u miratuan vetëm me votat e mazhorancës.

Gjatë seancës së sotme Komisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi ndryshimet në ligjin për tatimet mbi të ardhurat që heq tatimin për pagat deri 30 mijë lekë.

Ndryshimet në ligjin për tatimet mbi të ardhurat u miratuan vetëm me votat e mazhorancës, opozita nuk mori pjesë në votim.