TIRANE, 26 mars 2013– Policia e Tiranës ka arrestuar sot një shtetas turk pasi akuzohet se u ka dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit 6 pakistanezëve.
Sipas policisë është arrestuar në flagrancë shtetasi turk Turk Ramadan Mehmet Sancaktar, 56 vjec pasi gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin e tij, tip benz Trajler me targa turke 35AH2075 janë gjetur të fshehur pasi kanë kaluar kufirin nga Greqia 6 – shtetas me origjinë pakistaneze me destinacion më pas Italinë.
Aktualisht, anë kryer të gjitha veprimet e duhura proceduriale ku janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1(një) kamion Benz trajler, 1 aparat celular si dhe sende të tjera.
Shtetasit pakistanez pasi u intervistuan në prani të përkthyesit do të akomodohen në Karec, Vorë, Tiranë për veprime të mëtejshme dhe kompetencë Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin.
Ndërkohë Materialet në ngarkim të shtetasit turk i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.





