KABUL, 26 mars 2013– Zyrtarët afganë thonë se një grup sulmuesish vetëvrasës goditën një bazë të policisë në qytetin lindor Xhelalabad, duke vrarë të paktën pesë oficerë.

Policia thotë se një nga sulmuesit shpërtheu një makinë bombë të martën herët në hyrje të selisë së policisë.

Të paktën dy të tjerë më pas shpërthyen veten në brendësi të objektit.

Disa militantë të tjerë u vranë në një betejë një-orëshe me policinë.
 
Talibanët menjëherë morrën përgjegjësinë për sulmin, i cili gjithashtu la të paktën katër të plagosur.

Sulmi është kryer në ditën e dytë nga vizita e sekretarit amerikan të shtetit Xhon Keri në Kabul.