BERLIN, 25 mars 2013 – “I varrosur” në një kuti për 60 vjet me rradhë, del në dritë Berlini pas apokalipsit të Luftës së Dytë Botërore.
Fotot bardh e zi, të shkrepura nga fotografi Ernst Hahn kur ishte student i sapo kthyer në shtëpi, tregojnë qytetin e porsa dalë nga lufta.
Fotot janë realizuar në vitin 1950 dhe janë dëshmi e qartë e shkatërrimeve dhe rrënojave të shkaktuara nga konflikti botëror. Por fotot e asaj kohe ishin harruar nga vetë fotografi që tani është 87 vjeç.
Fatmirësisht, pavarësisht harresës prej 6 dekadash, ato tashmë do të shohin dritën e diellit. 350 fotot janë përfshirë në librin “Berlini rreth viteve ‘50”, një dëshmi e “apokalipsit” të luftës së dytë botërore.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





