NJU JORK, 25 mars 2013 – Ka formën e një dardhe të vogël, peshon gati 75 karatë dhe vlen nga 9 deri në 12 milion dollarë.

Po flasim për diamant të rrallë dhe shumë të çmueshëm, i cili do të nxirret në ankand në datë 17 prill, nga shtëpia e ankandeve Sotheby, në Nju Jork.

Guri i çmuar është diamanti më i vlerësuar i koleksionit që do dalë në ankand dhe konsiderohet diamanti i bardhë më i veçantë që është parë ndonjëherë në ankandet amerikane.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/