TIRANE, 25 mars 2013 – Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, ishte sot i pranishëm në një tryezë për sistemin shëndetësor. Gjatë fjalës së tij, ai kritikoi ashpër klasën politike shqiptare, e cila sipas tij është bërë qesharake me programet që kopjojnë nga njëri-tjetri.
“Sot ne dëgjojmë nga kampet kundërshtare që prezantohen programe politike dhe gati kemi rënë në një situatë qesharake, del një parti prezanton programin, del tjetri në mbrëmje e kopjon apo huazon pjesë nga programi i tjetrit dhe e vendos të program të tij”,- tha Topi.
Kreu i vlerësoi programin e FRD-së në shëndetësi si një program realist, që synon të përmirësojë gjendjen e sistemit shëndetësor në vend.





