TIRANË, 25 mars 2013 –Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore njofton se situata sinoptike tregon se gjatë tri ditëve të periudhës mbi vendin tonë do të ushtrojë ndikimin e saj një fushë me presion atmosferik të ulët.
Si rezultat, pritet që më datat 25, 26 dhe 27 mars 2013 të mbizotërojë mot i paqëndrueshëm me reshje.
Parashikimi për datën 25 mars 2013
Gjatë kësaj dite pritet që mbi vendin tonë të ndikojë një fushë me presion atmosferik të ulët.
Si rezultat pritet të mbizotërojë mot me vranësira të cilat gjatë pjesës së dytë të ditë do të shoqërohen me reshje në gjithë vendin.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, deri 36 km/orë, nga kuadranti i jugut.
Temperaturat ekstreme të ajrit pritet të luhaten:
Në vendet malore: temperaturat minimale nuk do të zbresin poshtë 6 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 12 gradë celsius
Në vendet e ulëta: temperaturat minimale do të zbresin deri në 11, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 20 gradë celsius.
Në bregdet: temperaturat minimale do të zbresin deri në 12 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 19 gradë celsius.
Parashikimi për datën 26 mars 2013
Gjatë kësaj dite pritet që mbi vendin tonë të vazhdojë të ndikojë një fushë me presion atmosferik të ulët.
Si rezultat, pritet të mbizotërojë mot me vranësira të shoqëruara me reshje.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, deri 36 km/orë, nga veriperëndimi.
Temperaturat ekstreme, me një zbritje prej 4-5 gradësh, pritet të luhaten
Në vendet malore: temperaturat minimale do të zbresin deri në 2 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 6 gradë celsius.
Në vendet e ulëta: temperaturat minimale do të zbresin deri në 8 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 12 gradë celsius.
Në bregdet: temperaturat minimale do të zbresin deri në 8 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 13 gradë celsius.
Parashikimi për datën 27 mars 2013
Nuk priten ndryshime në kushtet e motit.
Gjatë kësaj dite përsëri do të mbizotërojë mot me vranësira të shoqëruara me reshje me intensitet të vogël.
Priten dhe kthjellime të përkohshme.
Era do të fryjë e lehtë, deri 28 km/orë, nga kuadranti veriut.
Temperaturat ekstreme, me një zbritje prej rreth 2 gradësh në vlerat minimale, pritet të luhaten
Në vendet malore: temperaturat minimale do të zbresin deri në 0 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 8 gradë celsius.
Në vendet e ulëta: temperaturat minimale do të zbresin deri në 5 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 12 gradë celsius.
Në bregdet: temperaturat minimale do të zbresin deri në 6 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 13 gradë celsius.
Dukuritë Hidrologjike në qarkun e Shkodrës
Informacion sipas llogaritjeve të orës 10:00 të datës 25 mars 2013
· Liqeni i Shkodrës
Pritet që niveli i liqenit të Shkodrës të jetë akoma i rrezikshëm për datën 25 mars 2013.
Pritet që tendenca e nivelit të liqenit deri mëngjesin e datës 28 mars 2013 të jetë me tendencë rritjeje, por të lehtë.
· Lumi i Drinit
Pritet një qëndrueshmëri e prurjeve në lumin e Drinit për për datën 25 mars. Prurjet do të jenë të nivelit mesatar dhe me tendencë rritjeje, por të lehtë, kjo në varësi të ndryshimeve nga kaskada.
· Lumi i Bunës
Pritet që niveli i lumit të Bunës të jetë i rrezikshëm për për datën 25 mars 2013. Pritet që tendenca e nivelit të lumit deri mëngjesin e datës 28 mars 2013 të jetë me tendencë rritjeje, por të lehtë, por gjithsesi, me rrezikshmëri të lartë, e varur kjo nga kaskada e Lumit Drin.
Parashikimi i reshjeve sipas qarqeve më 25 mars 2013-03-25
· Lezhë mesatare (15– 45 mm/24 h), lokalisht, intensive (45 – 90)
· Durrës mesatare (15– 45 mm/24 h), lokalisht, intensive (45 – 90)
· Tiranë mesatare (15– 45 mm/24 h), lokalisht, intensive (45 – 90)
· Elbasan mesatare (15– 45 mm/24 h), lokalisht, intensive (45 – 90)
· Fier mesatare (15– 45 mm/24 h), lokalisht, intensive (45 – 90)
· Berat mesatare (15– 45 mm/24 h)
· Korçë të dobëta (0 – 15 mm/24 h), lokalisht, mesatare (15 – 45)
· Vlorë mesatare (15– 45 mm/24 h), lokalisht, intensive (45 – 90)
· Gjirokastër mesatare (15– 45 mm/24 h), lokalisht, intensive (45 – 90)
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





