NJU JORK, 25 mars 2013 – Miliarderi rus Roman Abramovich nuk është arrestuar. Lajmin e konfirmon një zëdhënës i FBI-së, Paul Bresson, i cili hedh poshtë kështu zërat për ndalimin e miliarderit rus në SHBA.
Pasaniku rus ndodhet në SHBA që nga muaji shkurt. Ai mbërriti në Nju Jork në bordin e jahtit të tij gjigand Eclipse për të qenë pranë partneres së tij Daria Zhukova, e cila është shtatzënë.
Mesa duket Zhukova është e vendosur të lindë në SHBA, gjë që e ka detyruar pronarin e klubit të futbollit Chelsea të zhvendoset përkohësisht në brigjet amerikane.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





