AFGANISTAN, 25 mars 2013 – Burgu në Bagram, i cili ishte burgu i fundit që kishte mbetur nën kontrollin e ushtrisë amerikane, kaloi tashmë nën kontrollin e autoriteteve afgane. Bagram disa herë me radhë ka qenë në qendër të polemikave. Zyrtarët e burgut janë akuzuar për keqtrajtim të të burgosurve.
Kontrolli i burgut në Bagram duhej t’i kalonte autoriteteve afgane në shtator të vitit të kaluar, por nënshkrimi i kontratës u shty për shkak se nuk ishte zgjidhur fati i 50 të burgosurve, të cilët konsideroheshin si shumë të rrezikshëm. Sipas marrëveshjes së arritur, ata nuk do të lirohen nga burgu.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/





