ELBASAN, 24 mars 2013 – Ditën e sotme kryetari i PS-së, Edi Rama gjatë prezantimit të Rilindjes Shqiptare në Gramsh u ndal më së shumti tek punësimi dhe shëndetësia. Sipas Ramës Shërbimi Kombëtar Shëndetësor, do të garantojë shërbimin shëndetësor falas për çdo shqiptar, pa asnjë dallim.

Duke vënë theksin në nivelin e lartë të papunësisë në vend Rama theksoi se “është e papranueshme që në vitin 2013 shqiptarët jetojnë të zhytur në varfëri dhe në mëshirën e fatit. Në ushqimoret e Shqipërisë shifra e borxheve të qytetarëve për bukën e gojës është 150 milionë euro,- tha Rama.

Lideri socialist siguroi se Partia Socialiste është angazhuar me programin e saj për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës dhe ky nuk është një premtim elektoral, por një angazhim qeverisës”.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/