BULQIZE, 24 mars 2013 – Një person ka mbetur i plagosur në fabrikën e pasurimit të kromit në Bulqizë. 

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme. Mësohet se shtetasi Xhevair Koçi, në kohën kur ishte duke punuar në fabrikë, është plagosur aksidentalisht.

Menjëherë i plagosuri është dërguar me helikopter në spitalin Ushtarak në Tiranë për një ndihmë mjekësore më të specializuar. Ndërkohë, sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë.

Policia është duke hetuar për të zbardhur rrethanat e plagosjes së punonjësit të fabrikës. 

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/