BRUKSEL, 24 mars 2013 – Belgjika dhe Hollanda janë zgjuar sot të mbuluara nga dëbora. Reshjet, të cilat janë të pazakonta për këtë periudhë të vitit, kanë surprizuar qytetarët e këtyre vendeve, ndërkohë që temperaturat kanë rënë poshtë zeros. Metereologët bëjnë të ditur se temperatura të tilla janë shumë larg mesatares stinore.

Dëbora ka krijuar probleme të shumta në transportin publik, ndërkohë që autoritetet kanë urdhëruar anullimin e një sërë aktivitetesh sportive, të programuara për t’u zhvilluar gjatë ditës së sotme.

Një ditë më parë ishte Britania e madhe nën pushtetin e dëborës. Reshjet e dendura shkaktuan në vendin ishullor vdekjen e një të riu 27 vjeç dhe kaos në trafik.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/