ITALI, 24 mars 2013 – ''Më bezdisin, më nervozojnë dhe më bëjnë të ndihem keq''. Kështu i përgjigjet Mario Balotelli pyetjes se çfarë mendimi ka lidhur me episodet e racizmit që konstatohen herë pas here në stadiumet italiane.

''Për fat të keq në këtë drejtim kemi bërë vetëm pak përparime”,- vijon më tej futbollisti me ngjyrë, i cili përgëzon shokun e tij të skuadrës, Boateng, për fjalimin e mbajtur në OKB.

''Jam dakord me të, për të evituar racizmin duhet të kontribuojmë të gjithë bashkë”,- thotë futbollisti i Milanit. 

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/