LEZHË, 24 mars 2013-Kreu i LDK-së, Nikollë Lesi ka zhvilluar sot takime në Bregun e Matit të Lezhëz. 

Duke iu drejtuar simpatizantëve në këtë zonë, Lesi është shprehur se, “Partitë politike nuk duhet të premtojnë gjëra që nuk i realizojnë dot”. 

Nisur nga kjo, ai i ka kërkuar banorëve të kësaj zone të bëjnë kujdes kur të hedhin votën. 

Lesi premtoi ndër të tjera se, në Bregun e Matit të Lezhës, do realizohet një projekt i jashtëzakonshëm turistik.