IGUMENICË, 24 mars 2013- 201 kg marijuanë janë sekuestruar sot në kufirin shqiptaro-grek. 

Mësohet se sekuestrimi i drogës është bërë i mundur nga policia greke në Rajo të Igumenicës. 

Në pranga kanë përfunduar 4 shtetas grekë të cilët transportonin drogën.

Ata e kishin ndarë lëndën narkotike në 195 pako dhe e kishin futur në 7 çanta.