LONDER, 24 mars 2013– Një 41-vjeçare dhe djali i saj tre vjeçar kanë vdekur, pasi janë tërhequr zvarrë nga një tren.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në stacionin hekurudhor në Riddlesdoën Purley, Croydon të Londrës.
Donna Oetinger, 41 vjeç vuante nga ankthi dhe depresioni ndaj dyshohet se ka vrarë veten dhe djalin e saj vetëm tre vjeç, i cili një javë më parë kishte festuar ditëlindjen.
Gjendjen e saj gruaja e kishte shprehur në rrjetin social “Facebook” në të cilin shkruante “ Falenderoj zotin qe kam djalin tim Zakin. I detyrohem atij shumë. Te dua biri im me gjithë zemër.”, ky është një nga statuset e saj, ndërsa një mesazh tjetër ishte “ Shumë e frikësuar, nuk e di më se kush jam”.
Ndonëse u thërrit shërbimi i ambulancës në Londër, gruaja dhe fëmija u shpallen të vdekur në vendngjarje.
Pasagjerët janë urdhëruar të qëndrojnë për rreth 90 minuta në vagonat e tyre, njëri nga pasagjerët thotë: “ unë jam i shokuar plotësisht, njerëzit po qajnë”.
Babai i Zakit, Mohamed Nasr mendohet të jetë një egjiptian, i cili jeton në Sharm el Sheikh.
Mohamed Nahr ishte në shtëpinë e tij në Egjipt, kur gruaja Donna Oetinger, 41 vjeç, u hodh në shinat e një treni që po afrohej në stacionin Riddlesdown, pranë Croydon, me djalin e tyre të vogël Zaki ditën e djeshme.
Një mik i kishte thënë të shihte në internet për një lajm të keq, ku ai pa nga njoftimet online që familja e tij kishte vdekur.
Ai i tha për The Sunday Times: "Unë e kam humbur familjen time. Unë e kam humbur djalin tim dhe e kam humbur gruan time. "
Ai tha se gruaja e tij Donna Oetinger i kishte thënë atij katër muaj më parë se do të kryente vetëvrasje dhe ai i ishte lutur asaj për të menduar për djalin e tyre, por pohoi se ajo i kishte thënë se do t’ia japë fëmijën e tyre Zaki të ëmës dhe motrës së saj për t'u kujdesur.
Ai tha se zonja Oetinger kishte rënë në depresion që pas pësimit të një aborti në vitin 2009 gjithashtu dhe dy miqtë e saj të ngushtë të cilët kishin luftuar kancerin ishin larguar nga jeta.
Djali i vogël i çiftit vetëm një javë më parë festoi ditëlindjen e tij të tretë.
Miqtë e ngushtë dhe familja ishin sot duke ofruar mbështetjen e tyre për z Nahr, i cili kishte qenë në një marrëdhënie afat-gjatë me znj Oetinger, që nga prilli 2008.





