ITALI, 23 mars 2013 – Dy të rinj, motër e vëlla njëri me tjetrin, kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor.
Siç raporton ANSA, të rinjtë e moshës 19 dhe 15 vjeç kanë humbur jetën, ndërsa automjeti me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.
Vajza 15 vjeçe humbi jetën gjatë rrugës për në spital. Në vendin ku ndodhi aksidenti ka mbërritur edhe babai i dy fëmijëve, i cili nga tronditja e thellë ka pësuar infarkt dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





